11 Maj 2023: Edukim Mjedisor dhe Riciklim Nr. 7
-responsive.jpg)
11 Maj 2023: Edukim Mjedisor dhe Riciklim Nr. 7.
Jashtë Proçesit Mësimor, në nder të ardhjes së River-Cleanup.org, Bruksel, për herë të 4-rt në Shqipëri, Përfaqësuesit të Shqipërisë, Arno Doggen, shkollat lider në Riciklim dhe "River School Challenge" Bajram Curri dhe Abedin Dino, realizuan takime përkatësisht me drejtoreshat Matilda Leka dhe Miranda Mosho, të cilat u shprehen sesi i realizojnë orët jashtëkurrikulare si shkolla komunitare rreth mbrojtjes së mjedisit.
●Drejtoreshë Matilda Leka si drejtoreshë e re u shpreh të punosh pranë komunitetit ndihet më e gjallë se në zyrat arsimore ku ishte më parë dhe se nesër shkolla do realizojë një aksion pastrimi në bregdet.
●Drejtoreshë Miranda Mosho na afroi tek mjetet shkollore me mësuesen e Edukimit Fizik, (dy tavolina pinpongu), që kishin siguruar nxënësit nga riciklimi i shisheve plastike dhe nisi të luante ping-pong me nëndrejtoreshë Nevrez Çizmja.
●Përfaqësuesi Arno Doggen u shpreh i lumtur me rezultatet e arritura nga shkollat e Durrësit, veçanërisht nga shkollat motra që i ndan një oborr, dhe i ftoi shkollat ta vijonin Edukimin Modern, duke nxitur edhe reduktimin e plastikës më tej.
“𝕊𝕙𝕜𝕠𝕝𝕝𝕒 𝕧𝕝𝕖𝕟 𝕒𝕢 𝕤𝕒 𝕧𝕝𝕖𝕟 𝕒𝕣𝕤𝕚𝕞𝕥𝕒𝕣𝕚 𝕚 𝕤𝕒𝕛.” 𝔽𝕣𝕚𝕕𝕣𝕚𝕙 𝔸𝕕𝕠𝕝𝕗 𝕍𝕚𝕝𝕙𝕖𝕝𝕞 𝔻𝕚𝕤𝕥𝕖𝕣𝕧𝕖𝕘
U vlerësuan me pankarta nga Fëmijët e shkollës lider në Riciklim @shkollabajramcurri♻️, sponsorat tanë, kompanitë e 💚🇦🇱 që dhuruan 23 kosha fshati🚮 për lumin Ishëm e 20 kosha riciklimi♻️ me emrat e shkollave të Durrësit.
Rezultate e arritura sot jashtë proçesit mësimor:
●U aktivizuan 60 nxënës nga 2 shkollat.
●U çuan për Riciklim me ndihmën e Kryetares së Bashkisë Durrës Anit @emiriana.sako, tek kompania e Riciklimit @ame_ambient 140 kg, ndërkohë u mbushën edhe 2 kosha riciklimi, duke grumbulluar në total 240 kg PET.
Sot numërohen 6,500 kg shishe plastike të ♻️♻️ nga 20 shkolla të Durrësit dhe studentët e UAMD-së.
● U edukuan me pankarta komuniteti në Rrugën Pavarësia, në mbrojtje të mjedisit.
● U realizua takim midis @rivercleanup, Bruksel dhe Drejtoreshës e Zyrës Vendore Arsimore, Amarilda Thërmija nën drejtimin e Mësueses Koordinatore të 20 shkollave Gentiana Pipa, për të nxitur bashkimin e shkollave të tjera të Durrësit.
Falenderime të përzemërta për dy mësueset Organizatore Marsida Mezja @shkollabajramcurri dhe Ornela Kajana @dinoabedin, të cilat treguan sa vlerë kanë organizimet e shkollave në grup për marshime mes komunitetit, koshat e riciklimit në rrugët e Durrësit, pankartat sensibilizuese dhe arti me tapat e shisheve, për të nxitur më tej edukimin modern!
*Pema që ka Rrënjë Edukimin, Fryt i Shqipërisë së Pastër.*🙌🇦🇱♻️
*Pastro lokalisht, festo globalisht.*💙🌊🌍
Nderuan me pjesëmarrjen e tyre midis @rivercleanup, Bruksel dhe dy shkollave lider në Riciklim në Shqipëri, @shkollabajramcurri dhe @dinoabedin, mësuesja Koordinatore e 22 Shkollave të Durrësit, Gentiana Pipa, përfaqësuesi i RiverCleanupAlbania për qytetin e Tiranës Margil Zani, si dhe nismëtarja e lëvizjes vullnetare #RiverCleanupAlbania #cleanishemriver në qytetin e Durrësit, pedagoge Laura Gjyli.

River Cleanup in action
Share your experiences