13 Korrik 2023: *Marshim dhe Edukim Mjedisor ♻️ Nr. 11, bashkë me Bizneset, komunitetin, shkollat, në rrugët e Qytetit!*

13 Korrik 2023:
*𝙈𝙖𝙧𝙨𝙝𝙞𝙢 𝙙𝙝𝙚 𝙀𝙙𝙪𝙠𝙞𝙢 𝙈𝙟𝙚𝙙𝙞𝙨𝙤𝙧 ♻️ 𝙉𝙧. 11, 𝙗𝙖𝙨𝙝𝙠ë 𝙢𝙚 𝘽𝙞𝙯𝙣𝙚𝙨𝙚𝙩, 𝙠𝙤𝙢𝙪𝙣𝙞𝙩𝙚𝙩𝙞𝙣, 𝙨𝙝𝙠𝙤𝙡𝙡𝙖𝙩, 𝙣ë 𝙧𝙧𝙪𝙜ë𝙩 𝙚 𝙌𝙮𝙩𝙚𝙩𝙞𝙩!*
📍U bë bashkë me shkollat për herë të parë për Edukimin Mjedisor dhe Riciklimin biznesi "Hotel Kamomil", edukuar nga vullnetarja jonë, gjimnazistja Emi Zoga bashkë me mamanë e saj, Dr. Jorida Zoga, pedagoge e UAMD-së, të cilat kanë nxitur edukimin e kamarierëve të Hotel Kamomil, për të ndarë në burim shishet plastike, duke mbushur një "dumdum" me shishe plastike, e cila u dërgua tek koshat e Riciklimit nga udhëheqësi i të rinjve, artist Oresti.
U mbushën me plastikat 3 kosha në shëtitoren e Plazhit, Durrës, të cilat ishin përgjysmë.
📍Po kështu shkolla lider në Riciklim "Bajram Curri", me në krye Drejtoreshën Matilda Leka, e cila u angazhua vetë në keto ditë të nxehta vere, mbushi 1 kamion me shishe plastike që u çuan për Riciklim tek Ame-Ambient.
35 vullnetarë
📍Faleminderit Vizionares, Kryetares sonë Anit, që sot mundësoi transportin për Riciklimin e 260 kg shisheve plastike tek Ame-Ambient për mjete shkollore!
*"Vazhdon dërgimi për riciklim. U zbrazën 2 kosha dhe shkolla Bajram Curri, plastikën e grumbulluar e ngarkoi rifuxho=me 2 kosha. Të gjithë bashkë do ja dalim!"*
-u shpreh përgjegjësi i Pastrimit të Plazhit, Ervini, që na mbështet pa përtesë me skuadrën e tij prej Korrik 2022 në rrugën Pavarësia, Plazh me 11 kosha riciklimi në përkujdesje, dhuruar nga kompanitë private dhe artistët shqiptarë.
*Së bashku po Pastojmë, Edukojmë dhe Transformojmë mentalitetin shqiptar me vizion global!*🙌❤️🧠♻️♻️🇦🇱🌍
*Pastro lokalisht, festo globalisht.*🙌💙🌊🌍

River Cleanup in action
Share your experiences