24. 02.2024: Marshimi për Edukim Mjedisor dhe Riciklim Nr. 20, ora 9.30-11.00, u realizua tek Muzeumi i Dëshmorëve, Durrës, duke u nisur nga shkolla komunitare “Marie Kaçulini”

24. 02.2024: Marshimi për Edukim Mjedisor dhe Riciklim Nr. 20, ora 9.30-11.00, u realizua tek Muzeumi i Dëshmorëve, Durrës, duke u nisur nga shkolla komunitare “Marie Kaçulini”.
Rezultate:
🟢U mblodhën 230 kg shishe plastike (PET), të cilat u dërguan për riciklim me transport falas nga Bashkia Durrës në kompani riciklimi, për të siguruar me të ardhurat mjete shkollore.
🟢 Gjelbëruan mjediset e shkollave dhe kampusin universitar 70🌳 fidanë agrume🍋🍊 dhe 60🌳 fidanë ullinj🫒.
🟢Morën pjesë 270 vullnetarë, kryesisht studentë të UAMD-së, nxënës, mësues e prindër nga 8 shkolla të Durrësit, Dekania e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, Prof. Lindita Mukli.
●102 studentë të UAMD-së, dega Infermieri e Përgjithshme, ku na nderoi edhe Dekania e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, UAMD, Prof. Lindita Mukli, e cila premtoi më shumë bashkëpunim nga fakulteti i IT.
●51 vullnetarë nga shkolla Jusuf Puka, drejtuar nga mësuesja Elda Graçi,
●43 vullnetarë nga shkolla “Marie Kaçulini”, drejtuar nga drejtoresha Etleva Çelmeta,
●26 vullnetarë nga shkolla “Shaqe Mazreku”, drejtuar nga mësuesja Elona Çelshima,
●15 vullnetarë nga shkolla 14 Nëntori, drejtuar nga drejtoresha Merita Kuçi,
●13 vullnetarë nga shkolla “Hasan Koçi”, drejtuar nga mësuesja Blerina Fezga,
●1 vullnetar nga shkolla “Eftali Koçi”, drejtoresha Mimoza Guleksi,
● 1 vullnetar nga shkolla “Qemal Mici”, nxënësja e klasës së 9-të Griselda Mera.
Nga institucionet publike:
●7 punonjës nga Policia Bashkiake,
●3 punonjës nga Drejtoria e Pastrimit, Durrës dhe kamionçina nga Bashkia Durrës,
● 3 punonjës nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, Durrës.
Nga kompanitë private mbështetën aktivitetin: ● @electric.cars.albania ● @fidanishte_hushi ● @fidanishte_saimir_shahu
Faleminderit çdo aktori publik e privat, veçanërisht mësuesve të Edukatës Qytetare Esenciale që ka nevojë kombi sot më shumë se kurrë, të sjellim shpresën dhe besimin, zhvillimin e qëndrueshëm, Shqipërinë turistike që duam!
Faleminderit çdo aktori publik e privat, veçanërisht mësuesve të Edukatës Qytetare Esenciale që ka nevojë kombi sot më shumë se kurrë, të sjellim shpresën dhe besimin, zhvillimin e qëndrueshëm, Shqipërinë turistike që duam!
Faleminderit nxënësve dhe studentëve të UAMD-së, kërcimtareve të UAMD-së, Griselda Rrushi dhe Serdenica Gjetani, që na nxitën të kërcenim bashkë vallet popullore nën flamurin tonë kuqezi🇦🇱.
Bëhu qytetar vlerash, fillo e ndaj bidonat plastikë♻️♻️♻️ nga shtëpia jote dhe ruaj për aktivitetin e muajit të ardhshëm, dhurojua shkollave.
Pastro lokalisht, festo globalisht.🙌💙🌊♻️♻️♻️🇦🇱🌍🌳🌱☀️🎼💃🕺💃💃
#Vepro
#shkëndija
#përedukimmjedisor
#nisjangavetja
#nukështëturptëtregoshqytetari
#mjedisijemiNE
#uamd
#shkollatedurrësit
#cleanishemriver
#RiverCleanupAlbania
#cleanlocally #celebrateglobally

River Cleanup in action
Share your action photos here and inspire others to take action too!