Ishem

27 Janar, 2024: Edukim Mjedisor dhe Riciklim Nr. 19 sipas kalendarit mujor, u realizua tek stadiumi "Niko Dovana"

Jan 27, 2024 , 09:30 - 11:30
Rruga Paskal Prodani 1761, Durrës, Albania
Laura Gjyli
lauragjyli@gmail.com

Edukim Mjedisor dhe Riciklim Nr. 19 sipas kalendarit mujor,*
*u realizua tek stadiumi "Niko Dovana", ora 9.00-11.30.*

-Sot disa shkolla zgjodhën të realizojnë Edukatë Qytetare që na mungon si popull, atë të ndarjes në burim të shisheve plastike nga shtëpia e çdo vullnetari për Zhvillimin e Qëndrueshëm, Shqipërinë Turistike që sjell mirëqenien e popullit shqiptar.

Na nderoi sot në aktivitet Besim Dema, mësues dhe drejtor në shkollat e Krujës me eksperiencë 38 vjeçare që ka edukuar 30,000 nxënës dhe 300 mësues, qytetar nderi i Krujës, Ambasador i Paqes, shkrimtar, për të nxitur më tej Edukatën Qytetare tek mësuesit dhe pedagogët e Durrësit!!!

*Rezultate:*
● U mblodhën dhe ricikluan 250 kg shishe plastike.
● U mbollën 100 fidanë ullinj nga shkollat e Durrësit dhe UAMD dhuruar nga kompania @AgroFidaninishtePrenci.
● U gjelbërua lulishtja e Shkollës Vasil Ziu nga kompania Tapet Bari Natyral, Vëllezërit Shehi @tapetbari
● U ndërtua një Tabelë Njoftimesh 2m×1.5m, ndërtuar me dërrasë dhe xhepa të plastifikuar.
Kështu gjimnazistët, prindërit e mësuesit marrim njoftime nga Drejtoria e gjimnazit “Leonik Tomeo” për udhëzime, komisione, urdhëra, përfshirë maturën shtetërore etj.
●Morën pjesë mbi 175 vullnetarë nga 11 shkolla të Durrësit, kryesisht nxënës e mësues që kanë zgjedhur të veprojnë për Edukatën Qytetare:
-16 vullnetarë nga shkolla Marie Kaçulini,
-16 shkolla 14 Nëntori,
-16 Vasil Ziu,
-16 Olsi Lasko,
- 20 Leonik Tomeo,
- 10 Qemal Mici,
- 5 Shaqe Mazreku,
- 5 Shkolla e Re Kënetë
- 1 Eftali Koçi
- 30 Jusuf Puka
-10 Beqir Çela

Nga institucionet publike:
-1 Anëtar i Këshillit Bashkiak, infermiere e Pavionit të Kirurgjisë, Spitalit Rajonal Durrës, Zhulieta Ngota.
- 1 punonjës nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, Durrës, Abdulla Hasanaj
- NënDrejtori i Pastrimit të Durrësit, Soren Dedja, që na mbështet prej 3.5 vitesh dhe një kamionçinë nga Bashkia Durrës.

- 20 qytetarë nga komuniteti i Durrësit, që lanë kafenetë e shëtitjet dhe filluan menjëherë vallet pasi menduan erdhi dasma shqiptare, me Rininë e Fëmijët vizionarë të Edukimit Modern nën Ritmet e valleve shqiptare 🎧🎼💃🕺🇦🇱 të DJ Jonit.

📸 @griseld_photography

Share this action
Jan 27, 2024, 09:30 - 11:30
Rruga Paskal Prodani 1761, Durrës, Albania
Laura Gjyli
lauragjyli@gmail.com
Cleanup
Private cleanup

River Cleanup in action

Share your experiences