Ishem

4 Korrik 2023, Marshim dhe Edukim Mjedisor Nr. 10

Jul 4, 2023 , 11:00 - 13:00
Durrës, Albania
Laura Gjyli
lauragjyli@gmail.com

"𝐌𝐚𝐫𝐬𝐡𝐢𝐦 ♻️♻️♻️ 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐝𝐮𝐤𝐢𝐦 𝐌𝐣𝐞𝐝𝐢𝐬𝐨𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚 𝐧ë 𝐑𝐫𝐮𝐠ë𝐭 𝐞 𝐐𝐲𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭"!

4 Korrik, 2023, ora 11.00-12.00 tek koshat e Riciklimit në plazh, stacioni Hekurudha u realizua Marshim dhe Edukim Mjedisor Nr. 10.

Rezultate:
●12 vullnetarë, 10 përfaqësues nga shkolla 14 Nentori, 7 nxënës, 2 mësuese dhe Drejtoresha Merita Kuçi, përfshirë mësuesen koordinatore Zemrite Hereni dhe Klodiana Ajdini.
●U mbush 1 kosh me shishe plastike.
●U sensibilizuan dhe premtuan edhe bizneset e tjera të dhuronin shishet për mjete shkollore.

📌📍"Nga ky grupim madhështor, me ideale te larta të kohës, me shpirt gati flamur, për të treguar një copez atdhe nevoje, deshirë, qytetari, përgjegjësi e bërë bashkë me njerëz të thjeshtë, të shkolluar por me misione të vyera, të marrësh urimin e ditëlindjes, është vërtetë nje mbresë e pashlyer për mua.
Shumë Faleminderit. Për të gjithë ju, te provoj këtë ndjesi.

Jeni modele që i duhen kohës, jetës që lëviz trazuar por që në gji mban njerëz jo thjeshtë me ideale, por heronj kauzash.
Faleminderit, @RiverCleanup. Suksese!
Tashmë s'është më qëllim por frymë, jetë!"

-e mbyll fjalën poetja, mësuesja e Drejtoresha e shkollës "14 Nëntori" Merita Kuçi

Edhe 100 🎂 vite plot shëndet Drejtoresha vizionare!

📍Nën drejtimin e Mësueses Koordinatore të 20 shkollave të Durrësit prej shkurtit, Gentiana Pipa, dhe tani krahut të saj të djathtë, nxënësit Orest Berberi prej majit, lëvizja vullnetare #RiverCleanupAlbania @cleanishemriver me Riciklimin e Edukimin Mjedisor, sa vjen e forcohet dhe po gjen rrugën nga shkolla në rrugët e qytetit!

Shpresojmë shumë të ketë shkolla pjesëmarrëse që veprojnë në rrugët e Durrësit për Edukimin Mjedisor gjatë verës!

*Pastro lokalisht, festo globalisht.*🙌💙🌊♻️🇦🇱🌍

Share this action
Jul 4, 2023, 11:00 - 13:00
Durrës, Albania
Laura Gjyli
lauragjyli@gmail.com
Cleanup
Private cleanup

River Cleanup in action

Share your experiences