5 Qershor 2024: Dita e Mjedisit, e cila përkon me 4 Vjetorin e lëvizjes vullnetare-qytetare-edukuese-mjedisore

5 Qershor 2024: Dita e Mjedisit, e cila përkon me 4 Vjetorin e lëvizjes vullnetare-qytetare-edukuese-mjedisore.*
*Edukim Mjedisor dhe Riciklim Nr. 23, u finalizua pranë Shtëpisë së Evropës 14.00-16.30,* ku vullnetarët e shkollave 9-vjeçare ndoqën filmin për mjedisin "Kokrrat e piperit dhe sekreti i detit të thellë", ku iu shërbye ushqim i lehtë dhe transport falas nga Durrësi drejt Tiranës në Shtëpinë e Evropës, Bashkimi Evropian në Shqipëri. Misioni vazhdon me Bashkimin Evropian në Shqipëri....
●U ricikluan 435 kg shishe plastike me ndihmën e Bashkisë Durrës, të ardhura që shkojnë si mjet shkollor për ndërtimin e bibliotekës së shkollës "Hajdar Dushi".
● U dhuruan 30 fidanë trëndafilash për mjediset shkollore dhe kampusin universitar nga @fidane.trendafila.tahiri.
● Morën pjesë 375 vullnetarë, kryesisht nxënës e mësues nga 9 shkolla 9-vjeçare.
1. 80 Marie Kaçulini
2. 70 Jusuf Puka
3. 50 Qemal Mici
4. 45 Hajdar Dushi
5. 30 Bilal Golemi
6. 30 Eftali Koçi
7. 30 14 Nëntori
8. 25 Shaqe Mazreku
9. 15 Abedin Dino
Sot bëjmë 4 vjeç dhe kemi zgjedhur të Festojmë me Fëmijët në Shtëpinë e Evropës🇦🇱🇪🇺 për të treguar Evropa është në Shqipëri, duke theksuar se gjithçka në Shqipëri buron nga ajo që ushqejmë sot Fëmijët nga klasa e Parë dhe si vjen pastaj produkti qytetar deri në universitet nga ku lindi kjo qytetari, nga studentët e UAMD-së @uamdofficial para 4 vitesh në bashkëpunim me @RiverCleanup e Bashkinë Durrës!
Ne mësuesit dhe pedagogët e kemi në dorë, nga kush presim të na vijë shpresa!!!
*Pastro lokalisht, festo globalisht.*🙌💙🌊♻️♻️🇦🇱❤️🌳🌱🌍

River Cleanup in action
Share your experiences