8 Korrik 2023: Aksion Pastrimi Nr. 46 Në çeljen e Festivalit në Kalanë e Porto Palermos, organizuar nga Violinisti me famë botërore Olen Cesari

8 Korrik 2023: Aksion Pastrimi Nr. 46
Në çeljen e Festivalit në Kalanë e Porto Palermo, organizuar nga Violinisti me famë botërore Olen Cesari🎻🇦🇱🌍, u ndërthur Arti, pastrimi rreth kalasë, në plazh, det, edukimi mjedisor, argëtimi, ishin të ftuar organizata ndërkombëtare e kombëtare si MareVivo, PPNEA, Agjencia e Zonave të Mbrojtura Vlorë, zhytës, kompani lundrimi në det, media, policia Himarë deri tek policia kufitare, Kryqi i Kuq, artistë që pastuan me ne si Turjan Hysko e Gazmend Paja, deri tek Ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
Në pastrim nuk munguan të bashkoheshin edhe pushues nga vendi dhe shumë vende të botës, si Italia e deri nga Kanadaja.
Rezultate:
●U mblodhën 230 kg ose 80 thasë, kryesisht plastikë dhe qelq, rreth kalasë, plazhit, në det.
●Nga Skuadra jonë morën pjesë 68 vullnetarë, ku mbizotëruan gjimnazistë nga shkolla "Ibrahim Kodra", si dhe vullnetarë nga shkolla "Pavarësia", "Jusuf Puka", "Abedin Dino", studentë e pedagogë nga UAMD, UT, UBT, aktivistë nga Durrësi, përfaqësues nga shoqata Durrësi Autokton dhe përqafësues nga Bashkia Durrës.
Pas pastrimit, edukimit mjedisor nga specialisti i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, Vlorë, Nexhip Hysolakoj dhe PPNEA, u mbajt një prezantim i species në zhdukje të Fokës Mesdhetare -Foca monaca, që ishte shfaqur bashkë me këlysh pranë brigjeve e shpellave në Parkun Kombëtar Detar Sazan-Karaburun.
Transporti, pijet, uji, dreka e freskët, xhiro me katamaran u ofrua falas nga vetë Olen Cesari🎻 🇦🇱për vullnetarët tanë.
Do mbeten gjatë në kujtesën tonë tingujt e violinës🎻🎼 së virtuozit Olen Cesari, nga Durrësi ynë dhe udhëtimi që na mundësoi në det, për ta shijuar bukurinë që të fal ajo perlë e bregdetit, si Porto Palermo, zgjedhur me shumë kujdes nga Ali Pasha, për të ndërtuar kala.
Zoti bekoftë Shqipërinë dhe artistët si Olen Cesari🎻🎼🇦🇱🌍, i cili ka marrë në mbrojtje Kalanë në Porto Palermo dhe u bashkofshim sa më shumë shqiptarë në të tilla aktivitete kaq mbresëlënëse shumëdimensionale!
*Pastro lokalisht, festo globalisht.*🙌💙🌊♻️🇦🇱🌍

River Cleanup in action
Share your experiences