Ishem

Aksion i Grykëderdhjes Nr. 7 me Planetmatters dhe Deputetët Jurgis Çyrbja e Arkend Balla

Aug 31, 2023 , 10:30 - 13:00
Bizë, Albania
Laura Gjyli
lauragjyli@gmail.com

31 Gusht, Aksion Pastrimi Nr.47, ora 10.30-13.00, i lëvizjes vullnetare #RiverCleanupAlbania @cleanishemriver, Aksion i Grykëderdhjes Nr. 7 me organizatën austriake @Planetmatters, me themelues Felix Krainer, i cili suportoi aksionin.

*Rezultate:*
■Morën pjesë 43 vullnetarë:
-22 vullnetarë kryesisht nga Durrësi, gjimnazistë të shkollës "Ibrahim Kodra", "Naim Frashëri", mësuesja Koordinatore nga "Jusuf Puka", studentë të UAMD-së, FShN-UT dhe Universiteti i Torinos;
-9 vullnetarë nga shtetet: 6 nga Austria, 2 Italia dhe 1 Gjermania,
-6 përfaqësues të shtetit🇦🇱, përfishirë 2 deputetë të Durrësit, Jurgis Çyrbja e Arkend Balla, Administratori i Ishmit, Kadri Gjyli me skuadrën e tij,
-6 banorë te Ishmit dhe peshkatarë.

■U mblodhën 85 thasë ose 415 kg kryesisht plastikë, ku 100 kg ishin shishe plastike për riciklim dhe pjesa tjetër këpucë, shapka, qelq, medikamente, lodra për fëmijë, vazo lulesh etj; mbetje që u transportuan nga Bashkia Durrës në Landfillin e Sharrës, pasi për riciklim ishin me rërë.

■E gjetëm Deputetin e Ishmit, Jurgis Çyrbja, dhe Administratorin e Ishmit, Kadri Gjyli, në krye të detyrës duke inspektuar punimet për rehabilitimin e 8 km rrugë që deri para 3 vitesh, kur e nisëm këtë qytetari, rrugë që shkohej vetëm me traktor.

Tani në rrugët e fshatit Likmetaj- Grykëderdhja e lumit Ishëm-fshati Bizë-Draç-Shetaj, shkohet me makinë të vogël, për të zhvilluar ato fshatra pranë bregdetit, me të ardhme në agroturizëm.

🙏Shprehim falenderime që Bashkia Durrës @emiriana.sako ka deputetë si Jurgis Çyrbja @jurgiscyrbja, që mbajnë premtimet e bëra para studentëve dhe gjimnazistëve të Durrësit!👏👏👏

*Pastro lokalisht, festo globalisht.*🙌💙🌊🇦🇱🌍

📸@eriola_postoli

#përedukimmjedisor
#nisjangavetja
#nukështëturptëtregoshqytetari
#mjedisijemiNE
#cleanishemriver
#RiverCleanupAlbania

Share this action
Aug 31, 2023, 10:30 - 13:00
Bizë, Albania
Laura Gjyli
lauragjyli@gmail.com
Cleanup
Private cleanup

River Cleanup in action

Share your experiences