Aksion Pastrimi Nr. 48 u realizua më 18 Nëntor, 2023, ku lëvizja vullnetare-qytetare-edukuese-mjedisore #RiverCleanupAlbania @cleanishemriver, ishte e ftuar nga Shtëpia e Evropës, BE në Shqipëri, për pastrimin e lumit Mat, Laç

Aksion Pastrimi Nr. 48 u realizua më 18 Nëntor, 2023, ora 10.30-12.00, ku lëvizja vullnetare-qytetare-edukuese-mjedisore #RiverCleanupAlbania @cleanishemriver, ishte e ftuar nga Shtëpia e Evropës, BE në Shqipëri, për pastrimin e lumit Mat, Laç, pas disa bashkëpunimesh të frytshme me ish Ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca.
Rezultate:
-Morën pjesë 100 vullnetarë së bashku me #EkpinEvropa🇪🇺, ku 33 prej tyre ishin studentët e UAMD-së, shoqëria civile, bizneset lokale dhe organizata të ndryshme në fushatën e ndërgjegjësimit të Gjelbër të BE-së.💚🇪🇺
- U mblodhën mbi 1,000 kg mbetje urbane, ku vullnetarët tanë, #studentëtUAMD peshuan 270 kg, kryesisht plastikë.
-U krye një vizitë në Bashkinë Kurbin 13.00-14.00, për të biseduar për mbrojtjen e burimeve ujore, veçanërisht prej ndotjes plastike dhe prioritetet e BE-së në Shqipëri, ku të pranishëm ishin i ngarkuari me punë nga BE, André Rizzo, Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, me skuadrën e saj, gazetari Blendi Salaj, biologu nga UT, Prof. Mihallaq Qirjo etj.
Shtëpia e Evropës, kryesuar nga i ngarkuari me punë në @eualbania André Rizzo, u shpreh ndër të tjera: "Gëzohemi kur shohim brezin e ri dinamik që përqafon standardet dhe vlerat e BE-së në ruajtjen e burimeve natyrore dhe biodiversitetit.
Rivendosja e biodiversitetit, mbrojtja e burimeve natyrore dhe fuqizimi i qytetarëve janë në krye të axhendës së Bashkimit Evropian🇪🇺, Evropa është këtu🇦🇱 për të ecur me bisedat për ta sjellë Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane në Shqipëri 🇦🇱"
#Evropaështëkëtu🇦🇱🇪🇺
#Pastrolokalisht#festoglobalisht.
🙌💙🌍
📸 @eualbania
#Vepro
#shkëndija
#përedukimmjedisor
#nisjangavetja
#nukështëturptëtregoshqytetari
#mjedisijemiNE
#cleanishemriver
#RiverCleanupAlbania
#studentëtUAMD
#eualbania

River Cleanup in action
Share your experiences