Aksion Pastrimi Nr. 50, Aksion Pastrimi Nr. 8 në Grykëderdhjen e Ishmit

*Sipas kërkesës së Organizatës Kreo, përmbyllëm vitin 2023 me Aksion Pastrimi Nr. 50, Aksion Pastrimi Nr. 8 në Grykëderdhjen e Ishmit.*
*Shprehim falenderime për @shoqata_kreo, për mbështetjen dhe fondin që siguroi për veprim në mjedis.*
*Rezultate:*
■Morën pjesë 25 vullnetarë, kryesisht studentë, nxënës dhe mësues nga Durrësi në bashkëpunim me institucionet:
1. UAMD
2. Shkolla Jusuf Puka,
3.Shkolla e Re Kënetë,
4. Agjencia e Zonave të Mbrojtura, Durrës.
5. Administratori i Ishmit, Kadri Gjyli dhe skuadra e tij,
6. Bashkia Durrës, e cila do të tërheqë mbetjet e mbledhura nga vullnetarët në landfillin e Sharrës.
■U mblodhën 560 kg, kryesisht plastikë në mjediset e Zonave të Mbrojtura Durrës, pranë Ishmit.
■ Në fund të aksionit, nën ritmet e Dj Joni Mekshit dhe muzikantit Jani Mekshi, të rinjtë ndanë përvojat më të mira që kanë kaluar në 3.5 vite pranë brigjeve të lumit Ishëm. Të Rinjtë u zotuan ta ndjekin këtë praktikë sërish me Fëmijët, në bashkëpunim me institucionet dhe kompanitë private, për të ardhmen e tyre në Shqipëri, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të komunitetit dhe natyrës shqiptare, kryesisht në mbrojtjen e brigjeve të Gjirit Rodonit, perlës së Adriatikut-Kepit të Rodonit, Detit Adriatik, Mesdheut dhe Oqeanit.
■ Në 2 vite janë ricikluar dhe ndarë mbi 9,000 kg shishe plastike në burim nga shkollat e Durrësit dhe UAMD, në bashkëpunim me Bashkinë Durrës dhe kompanitë private dhe me to janë siguruar mjete shkollore, sportive dhe janë realizuar vepra arti.
Faleminderit çdo bashkëpunëtori që e kupton dhe vepron për strategjinë tonë:
1. Pastrim me duart e njerëzve dhe teknologji.
2. Edukim me shkollat dhe universitetet.
3. Transformim nga ana e kompanive private dhe qeverisë.
*Së bashku ne pastrojmë dhe ndryshojmë sjelljen e njerëzve.*
*Eja bashkohu edhe ti për Edukimin Mjedisor!*
*Pastro Lokalisht, Festo Globalisht.* 🙌💙🌊♻️🇦🇱❤️🌍🌱🌳
#Vepro
#shkëndija
#përedukimmjedisor
#nisjangavetja
#nukështëturptëtregoshqytetari
#mjedisijemiNE
#cleanishemriver
#rivercleanup
#albania

River Cleanup in action
Share your experiences