Art Muralja-Edukim Mjedisor dhe Riciklimi Nr.2, Durres
-responsive.jpg)
Aksioni i 2-të i Riciklimit♻️ në qytetin e Durrësit për 2023. U bashkuan 9 shkollat e Durrësit dhe Bashkia Durrës, të cilat u mblodhën bashkë për inagurimin e Murales nga artisti Bledar Çakalli "Shpresa dhe e Ardhja e Lumit Ishëm".
Rezultate:
-U përfundua Muralja me e madhe e Edukimit Mjedisor në Shqipëri 56m ×2.5m.
-Dolën pranë Murales 3 kosha të tjerë të Riciklimit, për të edukuar shkollat komunitetin në Rrugën e Portit.
-U mblodhën 3 kosha riciklimi me shishe plastike, 20 thasë dhe 100 kg plastikë, e cila u çua direkt nga Bashkia Durrës për riciklim tek @ame_ambient.
-Morën pjesë 250 nxënës e mësues, përfshirë drejtorë nga shkollat e Skuadrës së Riciklimit:
1. Jusuf Puka,
2. Benardina Qerraxhia,
3. Vasil Ziu,
4. 14 Nëntori,
5. Njazi Mastori,
6. Abedin Dino,
7. Bajram Curri,
8.Vinçenc Prendushi,
9. Ibrahim Kodra.
-Morën pjesë në inagurimin e Murales, Nënkryetari i Bashkisë Durrës, Renis Mullaj dhe Dr. Floreta Kërtusha, organizatorja e ceremonisë nga Bashkia Durrës, vepër që u financua nga projekti "Bashkitë për në Evropë".
-Kryetarja jonë Emiriana Sako, nuk e kish të mundur të ishte vetë e pranishme. Dora e saj mbështetëse dhe e gjithë stafit të saj duket qartë në këtë lëvizje vullnetare-qytetare-edukuese-mjedisore që operon në Durrës, 2.5 vjeçare, një qytet që ndotet nga qytetet e tjera në Grykëderdhjen e Ishmit e Kepin e Rodonit, ku duhet të mësojnë gjithë kryetarët e bashkive të Shqipërisë, ç'është Edukimi Mjedisor dhe bashkëpunimi me Fëmijët me vizion global, që pastrojnë jo vetëm mjedisin, por ndryshojnë edhe mentalitetin 30-vjeçar të të rriturve. Faleminderit nga ❤️! 👏🙌💙♻️🇦🇱🌍
-Faleminderit çdo mësuesi për organizimin e shkollës së tyre dhe veçanërisht mësueses virtuoze, Marsidës e koordinatores Mimozës, që morën guximin të bashkonin 9 shkolla njëherësh, si kurrë ka ndodhur më parë, Prof. Jerina Kolitari dhe artistit të ekspozitës 📸 Elvin Shytaj, nismëtarëve të lëvizjes #RiverCleanupAlbania
Arti 📸Elvin Shytaj, 🎥Sokol Çekrezi dhe 🎼🎶Dj Joni Mekshi, tani edhe i Bledar Çakallit🎨🖼, zbut shpirtrat përmes profesionalizmit, të bashkohen sa më shumë shqiptarë rreth mjedisit!
Pastro lokalisht, festo globalisht. @rivercleanup 💙🌊🌍❤️🔥

River Cleanup in action
Share your experiences