Celebrating Earth Day Cleaning the Plastic at Kepi Rodonit

Nxenesit e ciklit te larte te shkolles 9vjecare 14 Nentori do te festojne Diten e Tokes kete 22 Prill duke organizuar nje aksion pastrimi ne Kepin Rodonit per te vazhduar me pas me pushim e zbavitje ne natyren e bukur te Kepit te Rodonit. Aktiviteti do te mbeshtetet nga River-cleanupAlbania dhe transporti i mbetjeve nga drejtoria e sherbimeve nga Bashkia e Durresit.
Nisja me autobuza nga shkolla Qemal Mici,Durres date 22 prill, ora 8.00.
Rregjistrimi i pjesemarresve perpara nisjes.
Mjetet mbrojtese doreza qe do te ridorezohen pas aktivitet te pastrimit.
Mjetet e punes:
-Thase blu per grumbullim e plastikes se riciklueshme.
-Thase blu&zinj per grumbullim te mbetjeve urbane & kapese plehrash
-Thase te verdhe te dedikuar per mbetje te rrezikshme & kapese plehrash
Instruksione:
Ju lutem vishni këpucë të forta, merrni kapele, krem mbrojtes nga dielli.
Mbani veshur dorezat, mos hapni shishe me lengje brenda, mos prekni sende shpuese, sepse toka ka materiale të rrezikshme, por edhe të sinjalizoni menaxherin e terrenit/mesuesin kujdestar nëse gjeni të tilla materiale të rrezikshme!
Mbroni veten dhe shokun. Respektoni rregullat e trafikut. Lani/desinfektoni duart perpara se te hani ose pini.
Merrni shishe uji me vete dhe ushqim!
Vullnetarëve u sigurohet ujë me shishe të mëdha për të evituar plastikën.
Së bashku, ne po pastrojmë, edukojmë dhe transformojmë!
Menaxher terreni: elona@river-cleanup.org
Fotografe e aktivitetit @merlihafizi

River Cleanup in action
Share your experiences