Ishem

Dita Botërore e Ujit: 22 Mars 2024: Marshimi për Edukim Mjedisor dhe Riciklim Nr. 21

Mar 22, 2024 , 09:00 - 11:00
Rruga, Durrës, Albania
Laura Gjyli
lauragjyli@gmail.com

*Gëzuar Ditën Botërore të Ujit!*🌊💦💧🌏

22 Mars 2024: Marshimi për Edukim Mjedisor dhe Riciklim Nr. 21 nisi nga shkolla "Shaqe Mazreku" drejt arenës së Amfiteatrit të Durrësit të lashtë me flamurin e madh kuq e zi 🇦🇱🦅, për të përfunduar tek shëtitorja Taulantia, pranë sheshit Rezistenca, nën ritmet e muzikës së Dj Joni Mekshi!🎧🎼🎤💃🕺💃
Mesazhi nga Fëmijët dhe Rinia me vizion global ishte i thjeshtë me pankartat dhe veprimet e tyre:
*Turizmi kulturor dhe mjedisor shkojnë bashkë, e duhen përshfaqur me veprime të vogla edukative, sikurse ndarja e bidonave plastike në burim për riciklim dhe reduktimi i tyre nga rrjedhat e ujërave detare e lumenjve tanë!*

*Rezultate:*
● ♻️U mblodhën 4️⃣1️⃣5️⃣ kg bidona plastikë, me transport falas nga Bashkia Durrës në kompani riciklimi, ku të ardhurat e 10,000 kg të ricikluara nga laboratoret e shkollave, vijojnë të shkojnë mjete shkollore e sportive.
●🌱 U mbollën 5️⃣0️⃣ fidanë shkurre zbukuruese:
40 Pittosporum tobira dhe 10 Photinia red robin dhuruar nga @lule_natyrale_hida.
●Morën pjesë 3️⃣7️⃣0️⃣ vullnetarë, kryesisht nxënës, studentë, mësues, drejtues shkollash, drejtuesja e Departamentit të Psikologjisë Prof. Assoc. Blerina Xhakolli, prindër nga 14 institucione arsimore, UAMD dhe 13 shkolla të Durrësit: Jusuf Puka, Bajram Curri, Leonik Tomeo, Qemal Mici, 14 Nëntori, Hasan Koçi, Shaqe Mazreku, Ibrahim Kodra, Bilal Golemi, Xhafzotaj, Marie Kaçulini, Hajdar Dushi, Pavarësia, Abedin Dino.

Nga institucionet publike:
-Na nderoi me ardhjen e saj Deputetja e Durrësit, kardiologia Dr. Klodiana Spahiu, e cila u bëri thirrje kompanive private💚🇦🇱 të mbështetnin aktivitetet mjedisore të Fëmijëve dhe Rinisë jo vetëm për Shqipërinë Turistike, por shëndeti i njeriut lidhej ngushtësisht me shëndetin mjedisor të ujërave të deteve dhe lumenjve.
Policia Bashkiake, Drejtoria e Pastrimit, Bashkia Durrës, Agjencia e Zonave të Mbrojtura Durrës, Drejtoria Muzeale Durrës, Qendra Kulturore e Fëmijëve.
Nga media kombëtare dhe lokale: Na mbështeti gazetarja e mirënjohur e Top Channel, Vali Qyrfyqi, Durrës lajm etj.

Faleminderit Kompania private @AlbUji💦🌊💙 që suportuat aktivitetin!

📸@griseld_photography, 📸 @sokol_cekrezi

Share this action
Mar 22, 2024, 09:00 - 11:00
Rruga, Durrës, Albania
Laura Gjyli
lauragjyli@gmail.com
Cleanup
Private cleanup

River Cleanup in action

Share your experiences