Dita Botërore e Ujit, 22 Mars-Edukim Mjedisor dhe Riciklimi Nr.5, Durres
-responsive.jpg)
Dita Botërore e Ujit, 22 Marsi përkoi me Marshimin Nr. 5 të shkollave të Durrësit në sheshin Taulantia, në mbrojtje të lumit Ishëm.
Rezultate:
E pranishme ishte vetë Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Durrës, Amarilda Thërmija, e cila premtoi mbështetje maksimale në vijim nga shkollat e Durrësit në mbrotje të lumit Ishëm, i cili po ndot edhe Kepin e Rodonit.
●Të pranishme në aktivitet ishin 5 shkolla të Durrësit: Fëmijët e shkollës "Jusuf Puka", "Qemal Mici", "Marie Kaçulini", gjimnazistët e "Hysen Çela", përfshirë gjinazistët e maturantët- luftëtarët e lumenjve artistë të shkollës "Ibrahim Kodra", si dhe studentët e Universitetit "Aleksandër Moisiu", Durrës.
●Të pranishëm ishin 4 mësuese: organizatoret, mesueset Gentiana Pipa dhe Elda Graci, shkolla Jusuf Puka, mësuese Erjola Paja nga shkolla Hysen Çela, mësuese Elketa Tonuzi nga shkolla Maliq Mici.
-Artisti i Murales "Shpresa dhe e Ardhmja e lumit Ishëm", Bledar Çakalli.
-Agjencia e Zonave të Mbrojtura, Durrës, me inxhinierin e Pyjeve Halim Çelmanaj dhe një punonjës tjetër ishin të pranishëm, që nuk mungojnë prej aksionin e dytë të pastrimit të lumit Ishëm.
-Drejtoria e Pastrimit të Bashkisë Durrës me 2 punonjës.
●U mblodhën dhe ricikluan 80 kg shishe plastike, duke shkuar nga 680 kg PET për muajin Mars deri më tani me angazhimin edhe të shkollave të Durrësit: 14 Nëntori, Marie Kaçulini, Shaqe Mazreku, Abedin Dino dhe Bajram Curri, ndërsa Vinçenc Prendushi solli një kosh riciklimi 80 kg.
●100 vullnetarë ishin të pranishëm në marshim.
●Bajram Curri dhe Abedin Dino mbushën 4 kosha riciklimi tek Rruga Pavarësia.
●Faleminderit mbështetja jonë Ani, Kryetarja e Bashkisë Durrës, që prej aksionit të 3-të lumit Ishëm mbështetni Edukimin Mjedisor dhe Riciklimin nga shkollat e Durrësit, gjë e cila sjell gjithashtu vetëbesim, shpresë e mjete shkollore tek Fëmijët dhe Rinia e Durrësit.
Pastro lokalisht, festo globalisht.🙌💙🌊♻️🇦🇱🌍
📸 @elvinshytaj

River Cleanup in action
Share your action photos here and inspire others to take action too!