Ishem

Dita e Mjedisit, 3-vjetori i #RiverCleanupAlbania,

Jun 5, 2023 , 16:00 - 18:00
Durrës, Albania
Laura Gjyli
lauragjyli@gmail.com

5 Qershor 2023:
Dita e Mjedisit, 3-vjetori i #RiverCleanupAlbania, u realizua në Pyllin e bukur me Pisha në Sektorin Rinia, Durrës, ku na nderoi Ministrja e Fëmijëve dhe Rinisë, Bora Muzhaqi.

Rezultate:
●2 hektarë pyll u pastruan.
● 315 kg mbetje e ngurtë nga këto 109 kg plastikë, 153 kg qelq, 33 kg letër, 20 kg alumin në 160 thasë të konsumuar, të cilët u larguan nga Drejtoria e Pastrimit, Bashkia Durrës.
● 153 vullnetarë kryesisht nxënës dhe mësues nga 12 shkolla dhe studentë e pedagogë të UAMD-së.

1.33 Ibrahim Kodra
2. 8 Pavarësia
3. 6 Marie Kaçulini
4. 24 Qemal Mici
5. 12 Bajram Curri
6. 2 Vinçenc Prendushi
7. 1 Abedin Dino
8. 1 Jan Kukuzeli
9. 14 Hysen Çela
10. 10 14 Nëntori
11. 23 Jusuf Puka
13. 10 UAMD

-3 punonjës nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, Durrës.
-4 artistët tanë Fotografi, Videografi+ Dron dhe DJ.

●Na nderoi me drejtimin e aksionit Ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi dhe Këshilltari i saj.
Ministrja Bora u premtoi më shumë bashkëpunim Fëmijëve, Rinisë dhe Mësuesve të Skuadrës së Riciklimit!

Nën ritmet e muzikës🎼🎹🎧 së DJ Jonit dhe babait të tij artist, Fëmijët dhe Rinia dhanë mesazhin se shtëpia jonë e përbashkët duhet mbrojtur si në nivel kombëtar dhe global, sepse 11 miliard kg plastikë përfundon në Oqean çdo vit dhe Shqipërisë i duhet zhvillim i qëndrueshëm dhe kjo vjen përmes Edukatës Mjedisore!

Shishet e birrës, si popull pijedashës që jemi, ashtu sikurse shishet e pijeve mbizotëronin bashkë me amballazhet e patatinave e ëmbëlsirave në pyllin me 🌲🌲🌲, përveç qeseve të ushqimeve, pjatave njëperdorimshme e amballazhit alumin të ushqimeve që gjendeshin ngado.

Ajo që shqiptarët duhet ta fusin në kohë njëherë e mirë është së edhe kur nuk ka kosha, t'i marrin me vete siç marrin ushqimet mes pyllit pas plazhit apo kur shkojnë për zgarë, megjithëse kosha gjetëm edhe aty nga Bashkia Durrës.

Pastro lokalisht, festo globalisht.🙌💙🌊♻️🇦🇱🌍

Share this action
Jun 5, 2023, 16:00 - 18:00
Durrës, Albania
Laura Gjyli
lauragjyli@gmail.com
Cleanup
Private cleanup

River Cleanup in action

Share your experiences