Dita e Tokës, 22 Prill-Aksion Pastrimi Nr. 43 dhe mbjellje Pemësh në lumin e Zezës

Dita e Tokës, 22 Prill, 2023.
Aksioni Pastrimi Nr.43, Mbjellje Fidanësh-pemë, Vendosje Koshash në vendgrumbullimet e Ishmit, në Fushë-Krujë, miniqyteza e rindërtuar pas Tërmetit pranë përroit Bardhallë.
Rezultate:
●50 fidanë të mbjella, pemë të llojit: pisha, fotonjo, laura, harizon, mimoza, rrap etj, suportuar nga kompania private Fafa Resort.
●3 kamiona ×8 ton kamioni/ mbetje= 24 ton mbetje e larguar në brigjet dhe brenda përrroit Bardhallë, fshati Zall.
●100 kg plastikë e mbledhur në aksion pastrimi nga vullnetarët.
●220 kg shishe plastike e ricikluar në Rrugën "Pavarësia"-Plazh Durrës, me ndihmën e Kryetares së Durrësit, Ani.
●2 kosha për të larguar vendgrumbullimet e lumit Ishëm Nr. 22 dhe Nr.23, ardhur nga kompania private Argo_Company dhe Riciklimi që bëjnë shkollat e Durrësit.
●90 vullnetarë, kryesisht gjimnazistë dhe studentë;
-3 përqafësues nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, Durrës
-18 banorë të qytezës së rindërtuar.
-20 punonjës të zonës Administrative Fushë-Krujë, së bashku me Drejtorin e Pastrimit të Fushë-Krujës, Naim Loci dhe inspektorin Rexhep Allmeta nga Bashkia Krujë.
-Gjithashtu i premtuam Bashkisë Krujë që do vinim shpejt të edukonim shkollën pranë përroit Bërdharë me nxënës nga shkollat e Durrësit.
Faleminderit për organizimin specialistit Besim Sukthi nga Bashkia Krujë, transportit profesional me Genti Tours, ushqimit cilësor nga Flair, riciklimit nga Ame-Ambient, koshave të blerë tek Leka shpk 2007, Lezhë. Faleminderit media lokale @durreslajm.al që na mbështetni prej kohësh.
Faleminderit suportit tonë River-Cleanup.org, Bruksel, që suportoin këtë aksion në nder të Ditës së Tokës!
Gëzuar Ditën e Tokës me veprime konkrete nga Fëmijët dhe Rinia e Durrësit!🙌💙🌊♻️🌍🌱🌳
*Pastro lokalisht, festo globalisht.*🙌💙🌊♻️🇦🇱🌍🌳🌱
Aktiviteti u realizua nën Ritmet e muzikës🎙🎼🎵 së DJ Joni Mekshit dhe Jani Mekshit, 🎥videografisë profesionale nga Mariglen Ballhysa dhe artistit tonë të 📸 fotografisë Elvin Shytaj.

River Cleanup in action
Share your action photos here and inspire others to take action too!