Ishem

Dita e Tokës, Edukim Mjedisor dhe Riciklimi Nr.6, Durres

Apr 29, 2023 , 10:30 - 12:30
Rruga Paskal Prodani 1761, Durrës, Albania
Laura Gjyli
lauragjyli@gmail.com

Riciklim Nr.6: Me rastin e ditës së Tokës, u realizua Edukim Mjedisor dhe Riciklim dhe mbjellje fidanësh tek Stadiumi.
Rezultate:
●540 kg shishe plastike të Ricikluara, sasia më e madhe e ricikluar në një ditë, kur bashkohen forcat!

●25 fidanë🌱🌳: dafina, ullinj, bredh, laura, suportuar nga Argo_company @argo__company

●415 vullnetarë, studentë të UAMD-së e pedagogë, si dhe nxënës, mësues e prindër nga 12 shkolla të Durrësit.
1. 160 UAMD
2. 23 Pavarësia
3. 42 Jusuf Puka
4. 26 Shaqe Mazreku
5. 25 Ibrahim Kodra
6. 19 Leonik Tomeo
7. 22 Sukth-Katund
8. 24 14 Nëntori
9. 18 Abedin Dino
10. 19 Bajram Curri
11. 14 Marie Kaçulini
12. 16 Qemal Mici
13. 6 Hysen Çela

●18 punonjës nga Bashkia Durrës, 3 kamionçina, përfshirë N/Drejtorin Soren Dedja.
●2 përfaqësues të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, Durrës.

●Pas shumë bashkëpunimesh me Bashkinë Durrës, na nderoi me praninë e saj edhe Kryetarja jonë Ani, shembull që duhet ta ndjekin shumë kryebashkiakë të Shqipërisë, veçanërisht ato bashki ku kalon lumi Ishëm, një kryetare që na mbështet prej gati 3 vitesh në aksionet tona ku kemi larguar 130,000 kg mbetje të ngurtë nga brigjet e lumit.

●Falë Anit është ricikluar tek Ame-Ambient nga shkollat e Durrësit 6,000 kg shishe plastike ku me të ardhurat e Riciklimit shkollat kanë përfitituar mjete shkollore shkollat aktive.

● Falë Anit u bë e mundur edhe suporti për muralen më të madhe të Edukimit Mjedisor "Shpresa dhe e Ardhmja e lumit Ishëm", nga artisti Bledar Çakalli, i cili po vijon të suportohet edhe tek Ura e Dajlanit, për ta kthyer atë mjedis në vepra arti-Murale.

●Riciklimi ka nxitur edhe suportin nga kompanitë private me shumën 14,000 euro investime për kosha fshati e riciklimi, mbjellje pemësh, aksione pastrimi.

Gjithashtu edhe rruga e Grykëderdhjes së Ishmit 5 km ka përfunduar, sot shkohet në makinë vogël falë bashkëpunimit me Deputetin e Ishmit.

Pastro lokalisht, festo globalisht.🙌💙🌊♻️🇦🇱🌍🌳🌱

📸@elvinshytaj

Share this action
Apr 29, 2023, 10:30 - 12:30
Rruga Paskal Prodani 1761, Durrës, Albania
Laura Gjyli
lauragjyli@gmail.com
Cleanup
Private cleanup

River Cleanup in action

Share your experiences