Ishem

Dita e Verës- Dita Ndërkombëtare e Veprimit për Lumenjtë-Edukim Mjedisor dhe Riciklimi Nr.4, Durres

Mar 14, 2023 , 10:00 - 12:00
Rruga Aleksander, Durrës, Albania
Laura Gjyli
lauragjyli@gmail.com
2023-04_IMG-20230314-WA0021.jpg

14 Marsi-Dita e Verës, e cila përkoi edhe me Ditën Ndërkombëtare të Veprimit për Lumenjtë, shënoi Marshimin e Edukimit Mjedisor të 4-rt për Vitin 2023!

Rezultate:
●Në sheshin "Liria" u grumbulluan 300 kg shishe plastike, të cilat u çuan për Riciklim tek Ame-Ambient me ndihmën e Kryetares Emiriana Sako.
●200 vullnetarë, nxënës, studentë, mësues.

Morën pjesë 6 shkolla të Durrësit dhe UAMD:
-shkolla "Jusuf Puka", me mësuese Gentiana Pipa dhe Elda Graci, ku mësuesja Gentiana Pipa solli edhe 2 vepra të reja artit me tapa nga nxënësit e saj: "𝐄 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐯𝐞𝐭ë 𝐧ë 𝐝𝐨𝐫ë, 𝐧𝐠𝐚 𝐤𝐮𝐬𝐡 𝐩𝐫𝐞𝐬𝐢𝐦?!" dhe "𝐉𝐨 𝐏𝐥𝐚𝐬𝐭𝐢𝐤ë𝐬, 𝐏𝐨 𝐎𝐪𝐞𝐚𝐧𝐢𝐭, 𝐏𝐨 𝐉𝐞𝐭ë𝐬."
-shkolla "Marie Kaçulini" nën drejtimin e Drejtoreshës Etleva Çelmeta dhe mësueses Merita Bilali.
-shkolla "Shaqe Mazreku" nën drejtimin e Drejtoreshës Manjola Sallaku dhe mësueses Suela Sallaku.
-shkolla "14 Nëntori" nën drejtimin e Drejtoreshës Merita Kuçi, mësuesve Zemrite Hereni, Klodiana Ajdini, Klodiana Aleksi.
-shkolla "Abedin Dino" me mësueset Ornela Kajana dhe Zyrjana Kalemi.
Në aktivitet u bashkuan edhe luftëtarët e Lumenjve:
-60 gjimnazistë të shkollës "Ibrahim Kodra",
-100 studentë të UAMD-së, përfshirë edhe ata nga rrethet.

U përfshinë 4 punonjës nga Drejtoria e Pastrimit, Bashkia Durrës dhe inxhinieri Halim Çelmanaj nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, Durrës, si dhe profesoresha Jerina Kolitari, nismëtarja e lëvizjes vullnetare-qytetare-edukuese-mjedisore-humanitare #RiverCleanupAlbania

Atmosfera u ndez nga Qendra Kulturore e Fëmijëve, e cila kishte përgatitur një program festiv e karnavale me Fëmijët e shkollave të Durrësit nën drejtimin e Koreografit Arian Plaku @qkf_durres🦹‍♀️🦹 @ansambli_arianplaku💃🏿💃🏿💃🏿💃🏿.

Faleminderit @rivercleanup, i cili do të suportojë fotografinë nga artisti Elvin Shytaj @elvinshytaj!

*Pastro lokalisht, festo globalisht.*🙌💙🌊♻️🇦🇱🌍🌻🌹💐🌷🌿🌱

Share this action
Mar 14, 2023, 10:00 - 12:00
Rruga Aleksander, Durrës, Albania
Laura Gjyli
lauragjyli@gmail.com
Cleanup
Private cleanup

River Cleanup in action

Share your action photos here and inspire others to take action too!