Edukim Mjedisor dhe Riciklim Nr. 13

𝙉ë 𝙦𝙮𝙩𝙚𝙩𝙚𝙩 𝙥𝙖 𝙙𝙚𝙩, 𝙠𝙪𝙨𝙝𝙚𝙙𝙞 𝙨𝙚 𝙠𝙪𝙟𝙩 𝙞 𝙙𝙧𝙚𝙟𝙩𝙤𝙝𝙚𝙣 𝙣𝙟𝙚𝙧ë𝙯𝙞𝙩 𝙥ë𝙧 𝙩ë 𝙜𝙟𝙚𝙩𝙪𝙧 𝙚𝙠𝙪𝙞𝙡𝙞𝙗𝙧𝙞𝙣 𝙫𝙚𝙩𝙟𝙖𝙠… 𝙣𝙙𝙤𝙨𝙝𝙩𝙖 𝙃ë𝙣ë𝙨. Banana Yoshimoto
Edukim Mjedisor dhe Riciklim Nr. 13🙌💙♻️🇦🇱
29 Gusht 2023, Sheshi Taulantia, nën Ritmet e DJ Jonit, ora 18.00- 20.00
Rezultate:
●U mblodhën 130 kg shishe plastike të riciklueshme, ku 50 kg siguroi para disa ditësh Hotel Kamomil, ndarë në burim nga shtëpitë e qytetarëve të Durrësit dhe bizneseve, të cilat u dërguan nga Bashkia Durrës për Riciklim.
●U bashkuan 100 vullnetarë, kryesisht nxënës të klasës 3-të fillore nga shkolla "Qemal Mici" me mësuesen Blerta Prenga, nxënës, mësuese koordinatore Elda Graci e prindër nga shkolla "Jusuf Puka", nxënës nga "Ibrahim Kodra" dhe studentë nga UAMD.
Në kërcim e soditje nga afër të muzikës së @dj.jonimekshi Dj Jonit🎵🎶🎹🎼 na u bashkuan edhe 50 qytetarë e pushues të Durrësit.
Këtë radhë dha kontribut edhe deputeti i Durrësit, Arkend Balla, me një triçikël me shishe plastike.
Bizneset Hotel Kamomil dhe Fafa Resort dhuruan secili nga një triçikël me shishe plastike dhe Agrobiofarm po ashtu dha kontributin e tij.
Nje qytetare bëri një pyetje të thjeshtë: "Kam plot shishe plastike, por ku t'i dhuroj?".
Ndaj mbetet përgjegjësi e shkollave komunitare, të tërheqin qytetarët t'u dhurojnë shishet plastike për mjete shkollore.
Mbetet ende shumë punë për ndërgjegjësim, të bashkohen me besim shkollat me qytetarët e Bashkinë Durrës, për të nxitur Edukatën Mjedisore nga shtëpitë e tyre drejt Riciklimit për një det pa plastikë!!!
Falenderojmë Mësuesen Koordinatore të shkollave të Durrësit, Gentiana Pipa, e cila vërtet po tregon veten dita-ditës sa organizatore është në Marshimet për Edukatë Qytetare, sot plot 13 nga Janari në Gusht!
*Pastro lokalisht, festo globalisht.*🙌💙🌊♻️🇦🇱🌍

River Cleanup in action
Share your experiences