Ishem

Edukim Mjedisor dhe Riciklim Nr 8

May 30, 2023 , 11:00 - 12:30
Rruga, Durrës, Albania
Laura Gjyli
lauragjyli@gmail.com
2023-07_IMG-20230717-WA0072.jpg

Sot më datë 30 Maj, 2023 u zhvillua Edukimi Mjedisor dhe Riciklim Nr 8.

Rezultate:
●220 vullnetarë, nxënës e mësues të angazhuar,
●460 kg shishe plastike të ricikluara♻️♻️♻️ për mjete shkollore.
●një kamionçinë e angazhuar nga Drejtoria e Pastrimit, Bashkia Durrës.
●një kamion i angazhuar privatisht.

U moren plastikat e shkoĺlave "Marie Kaçulini" me koordinatore Drejtoreshe Etleva Çelmeta me 45 nxënës.

Shkolla "Qemal Mici" me koordinatore Elketa Tonuzi me 47 nxënës.

Shkolla "Vinçenc Prendushi" me 40 nxënës dhe koordinatore Nori Gjoni.

Shkolla "Jusuf Puka" me koordinatore Elda Graçi me 52 nxënës.

Shkolla "Dëshmorët e Lirisë" në Tiranë me 20 thase dhe mësuese koordinatore Anila Merkaj e 30 nxënës.

Falë Mësueses Koordinatore të shkollave të Durrësit, Gentës dhe krahut të saj të djathtë, artist Orestit, u organizua grumbullimi i 460 kg shisheve plastike mbledhur nga 5 shkolla.
320 kg nga 3 Shkollat, 2 shkolla publike "Marie Kaçulini" e "Qemal Mici", dhe një shkollë jopublike "Vinçenc Prendushi", kjo e fundit një shkollë sa natyrëdashëse e humanitare aq dhe artistike, që për herë të parë bashkoi plastikat në një makinë transporti me shkollat e tjera të Durrësit, duke shkatërruar mentalitete me bë bashkë plastikat në një makinë; edhe pse na u desh të bënim transport privat per herë të parë pasi kemi transportuar 7,000 kg shishe plastike falas me ndihmën e Kryebashkiakes Anit, ku shpenzuam 4,500 lek nga Tirana në Durrës dhe 8,000 Lek nga shkollat tek Ame-Ambient, për të mbyllur Edukimin dhe Riciklimin sot!

Sot 140 kg plastikë e "Jusuf Pukës" u çua për riciklim bashkë me shkollën e parë të Tiranës "Dëshmorët e Lirisë", transportuar nga Drejtoria e Pastrimit, Bashkia Durrës tek Ame-Ambient.

Pra, punën që bënë 160 studentë të UAMD-së e 12 shkolla të Durrësit me 29 Prill, e realizuan 5 shkolla, 4 të Durrësit dhe 1 e Tiranës më datë 30 Maj!

Falenderojmë të gjithe nxënësit e shkollave pjesëmarrëse që u sensibilizuan dhe kontribuan në këtë ditë!

Pastro lokalisht festo globalisht.🌳🌊♥️🌍🇦🇱

Share this action
May 30, 2023, 11:00 - 12:30
Rruga, Durrës, Albania
Laura Gjyli
lauragjyli@gmail.com
Cleanup
Private cleanup

River Cleanup in action

Share your action photos here and inspire others to take action too!