Edukim Mjedisor dhe Riciklimi Nr.1, Durres

Nikol Shkira, nxënësja klasës III C e mësuese Marsidës, e cila po ndjek hapat e mësueses së saj, duke kërkuar nga shkollat e Durrësit të bashkohen me ta.
Sot shkolla lider në Riciklim "Bajram Curri" çeli vitin 2023 duke mbushur 4 kosha transformimi me shishe plastike në Rrugën "Pavarësia", Plazh-Durrës.
1- Koshi i shkollës "Ibrahim Kodra",
2- Koshi i shkollës "Njazi Mastori",
3- Koshi i shkolles "Abedin Dino",
4- Koshi i shkollës "14 Nëntori".
Morën pjesë 82 nxënës të 3 klasa fillore me 3 mësueset e tyre, Marsida Mezja, Mimoza Blaceri, Dorina Kadimi e prindër të Fëmijëve.
Me këtë mesazh shkolla "Bajram Curri" zgjodhi të tregojë që ajo që vlen më shumë është humanizmi për t'u bashkuar më shumë shkolla të Durrësit me shkollat e Plazhit në Edukimin Mjedisor për Komunitetin, duke iu treguar nga afër historinë e lumit Ishëm!
Gjithashtu kjo shkollë e realizoi misionin e saj pa asnjë kosto dhe kërkon 100 euro mjete shkollore për qeverinë e nxënësve, të jenë më të motivuar, të ngrihen të gjitha klasat e shkollës, për të mbledhur edhe më shumë shishe plastike për Riciklim, për të ndihmuar lumin Ishëm me kosha🗑 e pemë🌳. Transporti i plastikës do bëhet nesër tek ♻️♻️Ame-Ambient nga Drejtoria e Pastrimit të Plazhit, Bashkia Durrës! Faleminderit për bashkëpunimin tuaj gjithë aktorëve private e publikë!"- e mbyll fjalën e saj mësuesja virtuoze Marsida Mezja.
Kujtojmë që kjo shkollë nën drejtimin e mësuese Marsidës brenda shkollës mblodhi 800 kg për 6 muaj punë dhe mësuese Mimozës në rrugën e Plazhit gjatë 3 muajve të verës mblodhi 900 kg shishe plastike me komunitetin, duke nxitur bashkë me shkollat e tjera ndërtimin e 21 koshave të parë të fshatit.
Faleminderit mësuese me kuptimin e vërtetë të fjalës për 82 vogëlushët tuaj të mençur nga shkolla "Bajram Curri", që e nisët me këmbë të mbarë sot, mbushët 4 kosha transformimi të shkollave shoqe e motra me zero kosto!
Jemi duke kërkuar një megafon që fëmijet t'u tregojnë të Rriturve historinë e lumit Ishëm dhe Edukimin Mjedisor!
Pema që ka Rrënjë Edukimin, Fryt i Shqipërisë së Pastër.🇦🇱❤️♻️
Pastro lokalisht, festo globalisht.🙌💙🌊🌍

River Cleanup in action
Share your experiences