Ishem

Edukim Mjedisor dhe Riciklimi Nr.3, Durres

Feb 22, 2023 , 13:00 - 14:00
Durrës, Albania
Laura Gjyli
lauragjyli@gmail.com

𝐄 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐯𝐞𝐭ë 𝐧ë 𝐝𝐨𝐫ë, 𝐧𝐠𝐚 𝐤𝐮𝐬𝐡 𝐩𝐫𝐞𝐬𝐢𝐦?!!
𝐉𝐨 𝐏𝐥𝐚𝐬𝐭𝐢𝐤ë𝐬, 𝐏𝐨 𝐉𝐞𝐭ë𝐬, 𝐏𝐨 𝐎𝐪𝐞𝐚𝐧𝐢𝐭.
𝐌𝐛ë𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐦 𝐕𝐮𝐥𝐥𝐧𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢𝐳𝐦𝐢𝐧.

22 Shkurt 2023. Aksion Riciklimi Nr. 3.
Ishin këto slloganet e Pastrimit të sotëm, udhëhequr nga mësuesja e ciklit fillor Gentiana Pipa, shkolla "Jusuf Puka", realizuar në lulishten para shkollës "Shaqe Mazreku".

Rezultate:
🟦U aktivizuan 6 shkolla, 320 nxënës, 16 mësues nga Skuadra e Riciklimit.
🟩740 kg plastikë e Ricikluar tek @ame_ambient♻️ me ndihmën e Drejtorisë së Pastrimit Durrës dhe Plazh, Bashkia Durrës.

1. Shkolla "Jusuf Puka" marshoi 63 nxënës, nën kujdesin e 2 mësuesve Gentiana Pipa dhe Elda Graci, me 78 thasë.

2. Shkolla "14 Nëntori" marshoi me 20 nxënës, nën kujdesin e 3 mësuesve: Klodiana Ajdini, Klodiana Aleksi dhe Zemrite Hereni, me 302 thasë.

3. Shkolla themeluese e #RiverCleanupAlbania, "Ibrahim Kodra" marshoi me 20 nxënës, nën kujdesin e 3 mësuesve Isida Panariti, Fabiola Elezaj, Aida Dunisha dhe 30 thasë.

4. Shkolla "Abedin Dino" marshoi me 75 nxënës nën kujdesin e mësuesve Ornela Kajana, Flutura Rama, Zyrjana Gjuzi, ku mbushën 3 kosha nga Pelikani deri tek Xixa. Në ditët në vijim premtuan të mbushin edhe 3 kosha të tjerë me plastikën e mbledhur në shkollë.

5. Shkolla lider në Riciklim për muaji Janar "Bajram Curri" (380 kg PET), marshoi me 90 nxënës, nën kujdesin e 3 mësuesve Dorina Isufi, Marsida Mezja, Mimoza Blaceri, mbushën 3 kosha me afro 50 kg secili. Gjithashtu në Shkurt kjo shkollë finalizoi veprën e artit 3D ABC-ja e Mësonjëtores së Parë Shqipe, me 20,100 tapa, ideuar dhe ndërtuar nga mësuesja virtuoze Marsida Mezja.

6. Shkolla "Vinçenc Prendushi" pati 50 nxënës aktiv dhe nën kujdesin e mësuesve Nori Gjoni dhe Erisa Bekteshi, dorëzuan 80 kg shishe plastike të shtypura mirë.

Këtë radhë prindërit dolën të ndihmojnë Fëmijët, duke ndarë plastikën nga shtëpia.

Objektivi më shumë shkolla e Kg PET, të edukojmë komunitetin.

Pastro lokalisht, festo globalisht.🙌💙🌊♻️🇦🇱🌍

Share this action
Feb 22, 2023, 13:00 - 14:00
Durrës, Albania
Laura Gjyli
lauragjyli@gmail.com
Cleanup
Private cleanup

River Cleanup in action

Share your experiences