Edukim Mjedisor dhe Riciklimi Nr.9, Durrës

"𝐌𝐚𝐫𝐬𝐡𝐢𝐦 ♻️♻️♻️ 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐝𝐮𝐤𝐢𝐦 𝐌𝐣𝐞𝐝𝐢𝐬𝐨𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚 𝐧ë 𝐑𝐫𝐮𝐠ë𝐭 𝐞 𝐐𝐲𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭"!
26 Qershor, 2023, ora 18.00-19.00 tek koshat e Riciklimit në plazh, stacioni Hekurudha u realizua Marshim dhe Edukim Mjedisor Nr. 9.
Rezultate:
●20 vullnetarë përfaqësues nga shkolla Jusuf Puka, 12 nxënës, 6 prindër dhe 2 mësuese, përfshirë mësuesen koordinatore Elda Graçi.
●U mbushën 1.5 kosha me shishe plastike.
●Na ndihmoi me shishe plastike Pastiçeri Pelikani.
●U sensibilizuan dhe premtuan edhe bizneset e tjera të dhuronin shishet për mjete shkollore.
Kështu mbyllet me 260 kg muaji Qershor mbledhur nga shkollat dhe komuniteti.
Midis prindërve kishim edhe Specialisten e Laboratorit të Shërbimit të Shëndetit Mjedisor, Anisa Larti dhe ndihmës epidemiologen Laureta Mersinasi.
🛑Specialistja e Shëndetit Mjedisor u shpreh e gatshme ta vijonte Edukimin
Mjedisor edhe midis bluzave të bardha dhe bizneseve që ofrojnë ushqim e pije, për t'u mbrojtur nga plastika, për ta reduktuar e ricikluar atë, edhe në mbrojtje të lumit më të ndotur në Evropë nga plastika, lumit Ishëm.
📍Nën drejtimin e Mësueses Koordinatore të 20 shkollave të Durrësit prej shkurtit, Gentiana Pipa, dhe tani krahut të saj të djathtë, nxënësit Orest Berberi prej majit, lëvizja vullnetare #RiverCleanupAlbania @cleanishemriver me Riciklimin e Edukimin Mjedisor, sa vjen e forcohet dhe po gjen rrugën nga shkolla në rrugët e qytetit!
Shpresojmë shumë të ketë shkolla pjesëmarrëse që veprojnë në rrugët e Durrësit për Edukimin Mjedisor gjatë verës!
*Pastro lokalisht, festo globalisht.*🙌💙🌊♻️🇦🇱🌍

River Cleanup in action
Share your experiences