
23 Qershor 2023: Lëvizja vullnetare-qytetare-edukuese-mjedisore #RiverCleanupAlbania @cleanishem ishte e ftuar nga @shoqata_durresi_autokton në "Festë Deti 2023" me rimorkiatorin "Epidamn"🛳️🛟⚓, i cili shëtiti bregdetin e Gjirit të Durrësit me më shumë se 100 të ftuar!🌊🌊🌊
Nën tingujt e Muzikës🎼🎹🎤 të zgjedhur të DJ Jonit dhe babait të Tij muzikant, Jani Mekshit, shijuam mbi detin Adriatik🌊 peisazhin dhe u ndjemë të lumtur💙❤️ që përpiqemi sado pak t'i mbrojmë ato ujëra aq të kaltra🌊🌊 prej 3 vitesh nga plastika!
Morëm premtimin se koshat e Riciklimit♻️♻️ do loboheshe të dilnin shpejt në qytet nga neurologia Dr. Eda Harizi, pjesë e Këshillit Bashkiak, e cila u shpreh përpara qytetarëve të mbrojmë shëndetin e njeriut, duke mbrojtur lumenjtë dhe detin nga plastika!
Të pranishëm ishin 10 përfaqësues nga skuadra jonë, përfshirë nismëtarët e kësaj qytetarie:
1. Elda Plaku, studente e UAMD-së, nismëtare
2. Muhamed Qevani, maturant nga Ibrahim Kodra,
3. N/Drejtoreshë Idajete Isallari nga shkolla Qemal Mici,
4. Mësuesja Blerina Gjyli, nismëtare nga shkolla Ibrahim Kodra,
5. Prof. Jerina Kolitari, nismëtare e kësaj qytetarie
6. Elvin Shytaj, artisti i fotografisë📸, nismëtar i #RiverCleanupAlbania dhe djali i tij 😍🧿aktiv sa Elvini,
8. Dr. Eda Harizi, mjeke neurologe pedagoge, përfaqësuese e Këshillit Bashkiak Durrës,
9. Dj Jani Mekshi, muzikant🎼🎹
10. Laura Gjyli, nismëtare e kësaj qytetarie.
📍📌Mbetet shumë për të bërë për sensibilizimin e Drejtorëve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, ta fusin Edukimin Mjedisor e Riciklimin si detyrim për gjithë mësuesit si orë mësimore në projektet ndërkurrikulare, që realizohen ende teorikisht nga shumë shkolla, edhe pse janë "shkolla komunitare"!
📌📍Numërohen ende me gishtat e dorës mësuesit dashamirës-natyrëdashës-atdhetarë me vepra, që janë pjesë e Edukimit Mjedisor prej 3 vitesh.
Faleminderit Kryetarit të shoqatës "Durrësi Autokton", Abdulla Deliallisi, për ftesën dhe faleminderit River-Cleanup.org që suportuan muzikën🎹🎼 për bashkëudhëtarët e qytetit të Durrësit në "Festë Deti 2023".
*Pastro lokalisht, festo globalisht.*🙌💙🌊♻️🇦🇱🌍🚀
📸 Griseld Hoxha, pjesë e @shoqata_durresi_autokton

River Cleanup in action
Share your experiences