Ishem

Ishem Mouth Cleanup

May 14, 2022 , 10:00 - 13:30
Rrugë pa, Albania
Elona Çaushi
elona@river-cleanup.org

Aksioni i madh i pastrimit ne grykederdhje te lumit Ishem u zhvillua me pjesemarjen e krijuesit te River Cleanup Mr. Thomas de Groote dhe perfaqesues te komunitetit Belg e nderkombetar te RiverCleanup.  Gjithashtu jane ftuar dhe marrin pjese perfaqesues te qeverisjes qendrore e vendore dhe mbeshtetes te tjere te levizjes vullnetare per pastrimin e lumit Ishem nga plastika, si nje nga lumenjte me te ndotur ne Europe.

Nisja do të bëhet në

ora 08.30 nga Universitetiti Logos/terminali autobuzave Tirane

ora 08.30 nga stacioni  i trenit, Durrës

për të vijuar në vendndodhje në orarin: 10.00-12.00. Pergatituni per ecje te shkurter ne terren te pashtruar nga vend parkimi deri ne grykederdhje.

Transporti mbetjeve do të koordinohet me Bashkinë  Durres.

Ju ftojmë të rregjistroheni  duke shkruajtur  emër mbiemër dhe a keni doreza të River-Cleanup.org. dhe nëse do të niseni nga Durrësi apo Tirana.

Mjetet mbrojtese qe do te shperndahen jane  doreza qe do te ridorezohen pas aktivitet te pastrimit.

Mjetet e punes:

-Thase blu per grumbullim e plastikes se riciklueshme.

-Thase blu&zinj per grumbullim te mbetjeve urbane & kapese plehrash

-Thase te verdhe te dedikuar per mbetje te rrezikshme & kapese plehrash

Instruksione:

Ju lutem vishni këpucë të forta, merrni kapele, krem mbrojtes nga dielli.

Mbani veshur dorezat, mos hapni shishe me lengje brenda, mos prekni sende shpuese, sepse toka ka materiale të rrezikshme, por edhe të sinjalizoni menaxherin e terrenit/drejtues te grupit tuaj nëse gjeni të tilla materiale të rrezikshme!

Mbroni veten dhe shokun. Respektoni rregullat e trafikut.

Merrni shishe uji me vete! Vullnetarëve u sigurohet ujë me shishe të mëdha për të evituar plastikën, një pije dhe sanduiç dhe muzikë.

Së bashku, ne po pastrojmë, edukojmë dhe transformojmë!

Instruksione për rregjistrimin

Për tu rregjistruar plotësoni të dhënat në adresën

https://www.river-cleanup.org/sq/node/19101

First Name (Emri)

Last Name (Mbiemri)

Adresa email

Number of Adults (Nr të Rriturve që do të marrin pjesë)

Number of Children(Nr Fëmijëve që do të marrin pjesë me ju)

Groupname (Detajet individ/grupi)

Nisja/ profesioni,student, nxënës/ institucioni i punës, universiteti, shkolla/me, pa doreza

Për shembull: Nisja nga Durrësi/Student/UAMD/me doreza

Në pamundësi ju mund të konfirmoni pjesmarrjen në grupin whatsup

Emri/Mbiemri/ Nisja/ Profesioni,student, nxënës/ Institucioni i punës, Universiteti, Shkolla/me, pa doreza

Share this action
May 14, 2022, 10:00 - 13:30
Rrugë pa, Albania
Elona Çaushi
elona@river-cleanup.org
Cleanup
Public cleanup

River Cleanup in action

Share your experiences