Kanionet e Zezes
Kanionet e lumit të Zezës, Aksioni i Dytë Aventurë Turistike-Historike, pas asaj të Liqenit të Bovillës para një viti nën drejtimin e certifikuar të Guida Albania. Data 18 Qershor 2022 shënon aksionin e 39-të të lëvizjes vullnetare #RiverCleanupAlbania.
-24 Vullnetarë, mësues të Skuadrës së Riciklimit nga shkolla 9-vjeçare "Abedin Dino", dhe shkolla "Ibrahim Kodra", vullnetarët më aktivë, gjimnazistë nga shkolla "Ibrahim Kodra", studentë nga UAMD-ja, përfshirë këtu një sportist, një përfaqësuese e Agjencisë së Mjedisit nga ministria, sëbashku me 2 përfaqësues nga Agjencia e Zonave të mbrojtura Durrës.
-Mblodhëm 3.5 kg mbetje të aventurierëve të tjerë pranë kanioneve.
-Realizuam 1.5 orë hiking në drejtim të Kanionit te lumit te Zezës dhe 1.5 orë në kthim, duke treguar që Rinia e #RiverCleanupAlbania guxon fort, ashtu siç bën në aksionet e pastrimit.
-Për shkak se rruga në krahë të lumit është e dëmtuar nga disa Gurore që dëmtojnë shkëmbinj për t'i marrë gurë malit, Guida Albania me profesionistë të certifikuar, zgjodhi ta anashkalojë në krahun e majtë të Malit të Krujës dhe dolëm sërish në rrugën e lashtë dhe të shtruar me Kalldrëm. Rruga e vjetër ishte shumë e bukur dhe panoramike, ka qenë ura Lidhëse me Durrësin-Tiranën-Krujën dhe Matin, etj.
-Ecëm nëpër kanionet e Lumit dhe në mes qëndruam tek Ujëvara shumë e bukur dhe shumë e veçantë.
-Vijuam me destinacionin radhë që ishin burimet shumë të mëdha me ujin e Kristaltë, të cilat dilnin nëpër të çarat e Shkëmbit në formën e bukur të Ujëvarës, ku aty pranë gjetëm edhe furrat e lashta të pjekjes së gëlqeres.
-Rruga gjarpëronte në krahë të lumit dhe aty u ndeshëm me dy shkëmbinj të lartë që duken si një Portë e Lartë Natyrore.
-Mbërritëm tek Ura e bukur mistike me Tre Harqe ose Ura e Abdyl Agës, e cila ka shërbyer për të kaluar në krahun tjetër të lumit.
-Ndaluam për të konsumuar ushqim tek Burimi dhe Rrapi i Thatë mbi 200 vjeçar, pastruam atë që kishin lënë të tjerë aventurierë para nesh dhe më pas zgjodhëm të lahemi tek një gropë e madhe të kanioneve pranë Urës me Tre Harqe.
Ne kuptuam shumë kur pamë sot Kanionet e Zezës me ujin qelibar, ndërsa kemi 2 vite që njohim pisllëkun e lumit me mbetje plastike, që i bën komuniteti këtej lumi kaq të dashur dhe të bukur, lumit të Zezës, degë e Ishmit, e që del gjithçka atje në Grykëderdhjen e Ishmit, e që na merr erzin mes Adriatikut dhe Mesdheut, se ne shqiptarët jemi një popull keqdashës i natyrës sonë!
Rinia, Fëmijët dhe Mësuesit e Skuadrës së Riciklimit janë betuar ta mbrojnë me vepra këtë bukuri, por sot edhe më bindshëm kur zbuluan për herë të parë Kanionet e Zezës pas mundimit për t'iu ngjitur malit deri atje, ato Kanione e Ujëvara që Zoti u paska dhuruar shqiptarëve, që sa pak i njohim dhe promovojmë si atraksione turistike e historike prej kohës së Skënderbeut, heroit tonë legjendar!
Faleminderit @guidaalbania për aventurën dhe historitë që na dhuruat, duke treguar aq bukur për Rininë, për Fëmijët dhe Mësuesit e Skuadrës së Riciklimit, të cilët e mbrojnë lumin e Zezës prej 6 muajsh nga vendgrumbullimet në fshatrat përgjatë lumit me aksione pastrimi, mbjellje pemësh dhe ndërtim koshash funksionalë, krahpërkrah me drejtoritë e Pastrimit të Durrësit dhe Krujës dhe me kompanitë private!
Faleminderit Afto Terminal Durrës që e rimbursuat këtë udhëtim turistik për skuadrën e Mësuesve të Riciklimit dhe Vullnetarët tanë më aktivë!
*Pastro lokalisht, festo globalisht. @rivercleanup

River Cleanup in action
Share your action photos here and inspire others to take action too!