Lumi Zeza, Ishem River

Data 12 Prill 2022 shënon një kthesë të fuqishme për lëvizjen vullnetare #RiverCleanupAlbania, për ta pastruar në mënyrë të qëndrueshme lumin më të ndotur në Evropë dhe Shqipëri nga plastika.
Vendosja e 5 (pesë) koshave të parë për komunitetin e lumit Ishëm, të cilët erdhën si produkt i Riciklimit nga shkollat 9-vjeçare të Durrësit u realizua sot në terren me klasën e dytë C me mësuesen e tyre kujdestare, virtuozen Marsida Mezja nga shkolla 9 vjeçare "Bajram Curri"; në bashkëpunim me Drejtorin e Pastrimit të Bashkisë Krujë, Roland Daja.
Ideja e projektit ishte bashkimi i 3 shkollave të qytetit me një kompani private shqiptare të gjelbër për të ndërtuar 1 kosh plastik funksional për fshatrat përgjatë lumit Ishëm ku mungojnë, si ato të qytetit.
Rezultati:
-5 kosha plastikë funksionalë 1200L plastik për komunitetin e fshatrave Larushk-Arrameras, që deri dje mbetjet i hidhnin në lumin e Zezës.
- Aksion Pastrimi 35-të me 3 ton mbetje e larguar nga vendi ku u vendosën koshat.
-3 hotpote përgjatë lumit të Zezës janë zhdukur.
-Edukimi i komunitetit të 2 fshatrave përgjatë lumit Zezë.
- E përqafuan projektin 7 shkolla: 6 shkolla të qytetit të Durrësit: "Bajram Curri" (ndërtoi 5 kosha, Mësuese udhëheqëse Marsida Mezja), "Abedin Dino" (4 kosha, Mësuese Udhëheqëse Zyrjana Kalemi), "Vinçenc Prendushi" (3 kosha, Erisa Bekteshi), "Vasil Ziu" (1 kosh, Drejtoresha Luljeta Turkeshi), "14 Nëntori" (1 kosh, Drejtoresha Merita Kuçi ), "Ibrahim Kodra" (1 kosh, Fabiola Elezaj) dhe një shkollë "Hajdar Hoxha", fshati Larushk, (Drejtoreshë Mimoza Stema), e cila kujdeset për koshat e bashkëmoshatarëve të tyre nga Durrësi.
-Transformimin e njësisë vendore të pastrimit Larushk-Arrameras, pjesë e Bashkisë Krujë, e cila kujdeset t'i pastrojë koshat dhuratë për komunitetin çdo 5 ditë.
-Transformimin e 5 kompanive private shqiptare Ame-Ambient, Elektroitalia, Klinika Fizioterapike Dr. Faton Daci, Perleka Shpk, Fushë-Krujë, të cilat suportuan fëmijët në këtë proçes riciklimi.
-morën pjesë 35 nxënës nga shkolla Bajram Curri
-3 mësuese nga shkolla "Bajram Curri" dhe Drejtoresha e shkollës "Hajdar Hoxha"
-3 prindër
-10 punonjës nga Bashkia Krujë.

River Cleanup in action
Share your action photos here and inspire others to take action too!