Lumi Zeza, Ishem River

13 Korrik 2022: Përgjatë lumit të Zezës u realizua Aksion Pastrimi Nr. 40, ora 10.00-12.00, si bashkëpunim midis Drejtorisë së Pastrimit të Bashkisë Krujë dhe lëvizjes vullnetare #RiverCleanupAlbania në fshatin Fushë-Krujë Lagjja.
Rezultati:
📍
-U larguan 5 ton mbetje urbane e përzier.
-U larguan 2 hotspote në dy degëzimet e Zezës, Përroi Bërdharit.
- U vendos teknologjia bazë, 6 kosha të tjerë për banorët që deri dje mbetjet i hidhnin në lumë, atje ku kish më shumë nevojë, në zonat informale që u futën në grafik pastrimi nga Drejtoria e Pastrimit të Bashkisë Krujë.
-Këto kosha erdhën nga Riciklimi i plastikës nga shkollat pilot të Durrësit dhe fshatit Larushk, duke çuar shifrën në 16 kosha funksionalë për fshatrat anash lumit të Zezës.
Aksioni u realizua nga 20 pjesëmarrës:
-13 punëtorët e Drejtorisë së shërbimeve;
-5 përfaqësues nga Drejtoria e Mbrojtjes Territorit;
-Drejtori i shërbimeve dhe përgjegjësi.
Mjetet e rënda të përdorura:
-Mjet teknologjik fadrome
-Kamion vetëshkarkues 10t
-Kamionçinë vetëshkarkues 1.5t
🙏🙏🙏Faleminderit Drejtoria e Pastrimit, Bashkia Durrës që transportuat plastikën e mbledhur nga shkollat pilot të Durrësit drejt kompanisë së Riciklimit Ame-Ambient, faleminderit Drejtoria e Pastrimit, Bashkia Krujë që do kujdeseni tani edhe për koshat e fshatit anash lumit si në qytet, faleminderit kompani të gjelbra shqiptare Zanzi Bar- Piceri-Restorant, Sasso Restorante, BluFafa Resort, Afto Terminal Durrës shpk, Memory plastic, që suportuat veprën e Fëmijëve, Rinisë dhe Skuadrës së Mësuesve të Riciklimit, njerëzve me shpirtin më të bukur në botë, si e mbrojnë natyrën shqiptare, duke mbyllur ciklin në natyrë, për të mbrojtur lumin më të ndotur në Evropë dhe Shqipëri nga plastika, Ishmin.
🚩🏳"Nuk na duhen ligje të forta. Mjafton, gjëra kaq të vogla siç kemi arritur me Fëmijët dhe falë punës shumë të mirë të stafit pedagogjik, të arrijmë rezultate kaq të mira! Riciklimi është një sfidë e madhe edhe për ne!"-shprehet Drejtori i Pastrimit të Krujës, Roland Daja.
𝐊𝐚 𝐒𝐡𝐩𝐫𝐞𝐬ë 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐫𝐢𝐭ë 𝐩𝐚𝐬 𝟐 𝐯𝐢𝐭𝐞𝐬𝐡 𝐩ë𝐫𝐩𝐣𝐞𝐤𝐣𝐞𝐬𝐡 𝐭ë 𝐥ë𝐯𝐢𝐳𝐣𝐞𝐬 𝐯𝐮𝐥𝐥𝐧𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞 #𝐑𝐢𝐯𝐞𝐫𝐂𝐥𝐞𝐚𝐧𝐮𝐩𝐀𝐥𝐛𝐚𝐧𝐢𝐚!🙌💙🌊♻️🇦🇱🌄

River Cleanup in action
Share your experiences