Ishem

Mbjellje-Pastrim- Edukim (National Park Divjaka

Feb 27, 2022 , 08:00 - 11:30
Albania
RC Albania
gentamesaja1@gmail.com
2020-03_Ishem river.png

Eja vizito Divjakën, Pelikanin Kaçurrel, kundro Flamingot, pyllëzo habitatin e tyre!

Duke parë interesimin e lartë për pjesëmarrje, Vullnetarët për Atdhe të Pastër dhe River Cleanup Albania, ditën e dielë me datë 27 shkurt 2022, organizojnë përsëri ngjarjen “Të mbjellim pisha, të pastrojmë, të edukojmë” në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Bashkëpunues në organizim Stafi e mrekullueshëm i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta...

Të dashur natyrëdashës kush ka dëshirë të kontribuojë në përmirësimin e natyrës shqiptare, mund t’i bashkohet këtij aksioni të dytë për të mbjellë pisha dhe pastruar Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Synojmë të mbjellim 1500 pisha, prandaj kush ka mundësi për kontribut modest financiar për blerjen e tyre dhe transportin e vullnetarëve apo kontribut fizik, na kontaktoni...

Iu falenderojmë pafundësisht për përkrahjen tuaj!

Aktiviteti është i përshtatshëm për moshat 5 vjeç deri 120 vjeç

Vendi i pastrimit:

Laguna e Karavastasë, në Divjakë Shqipëri

Maps: https://goo.gl/maps/AjdYHPW5fjwLwiS2A

Transporti:

Nisja nga Tirana do të bëhet te Kolegji Universitar Logos përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, në orën 8:00.

Transporti i vullnetarëve do të mbulohet nga kontributet private të disa prej mbështetësve tanë gjatë 2021 dhe po ashtu me makina private.

Kontakt:

Person kontakti për Tiranë, Durrës:

Arben Kola 00355695871149

Genta Mesaja River Cleanup 00355692722234

Person kontakti për të interesuarit nga Kosova:

Arianit Mula 0038349851327

Këshilla:

Mundohuni të merrni veshjen e duhur për punë! Çizme ose këpucë malesh.

Vullnetarëve u sigurohet ujë me bidona të mëdhenj për të shmangur plastikën dhe nga një sanduiç.

*Kush ka shishe të ripërdorueshme t'i marri me vete, meqenëse ne do të kemi vetëm bidona 7 litërsh në mënyrë që të zvogëlojmë përdorimin e plastikës nga vet vullnetarët!

Ju lutem të gjithë vullnetarët që kanë dorezat nga aksionet e kaluara, t’i marrin me vete ato!

Regjistrohu:

Për t’u bërë pjesëmarrës në këtë aksion, ju ftojmë të regjistroheni në këtë formë.

https://forms.gle/ogHLe5gDU3TxKWwk8

Çdo pjesëmarrës duhet të aplikojë individualisht (përveç fëmijëve).

Së bashku, kontribuojmë, edukojmë dhe transformojmë natyrën Shqiptare!

MOS PYET ÇFARË BANI SHQYPNIA PËR TY, POR ÇFARË BANE TI PËR SHQYPNINË

Ky informacion nuk është përfundimtar, por do të jetë duke u përditësuar në vijimësi.

Mbroje dhe duaje vendin tënd.

Faleminderit paraprakisht,

Vullnetarët për Atdhe të Pastër dhe River Cleanup

Share this action
Feb 27, 2022, 08:00 - 11:30
Albania
RC Albania
gentamesaja1@gmail.com
Cleanup
Public cleanup

River Cleanup in action

Share your action photos here and inspire others to take action too!