Pastrim, Mbjellje Pemësh Lumi Zezë Fushë Krujë

27 Mars 2022, lëvizja vullnetare River Cleanup Albania realizoi në bashkëpunim me Prefektin e Qarkut Durrës, Aksionin e 34 pranë lumit të Zezës.
Rezultati:
-U larguan 1,450 kg (167 thasë) dhe mbetje të tjera të ngurta me kamion 7 ton. Gjithsej 8,450 kg mbetje e ngurtë.
-U mbollën 100 fidanë plep hibrid me rritje të shpejtë.
-U vendos koshi Nr.2 për komunitetin e fshatit Larushk pranë lumit të Zezës, ndërtuar nga riciklimi i shisheve plastike nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare Bajram Curri, Abedin Dino, Vinçenc Prendushi, në bashkëpunim me kompaninë private Elektroitalia, Durrës.
U angazhuan 105 luftëtarë të lumenjve:
75 vullnetarë:
-kryesisht studentë nga UAMD, UT, gjimnazistë nga shkolla Ibrahim Kodra, nxënës nga shkolla 9-vjeçare "14 Nëntori", mësues e profesorë, aktivistë natyre,
si dhe luftëtarët më të vegjël të lumit, Dejzi Kolitari 4 vjeç, Arni Rakipllari në klasë të parë, shkolla Willson dhe Sofiardoa Kurti, klasa e 2-të nga shkolla e Vorës.
15 punonjës nga Bashkia Krujë, e cila vuri në dispozicion tre mjete (2 vetshkarkues dhe një fadromë), 4 punonjës nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, Durrës, 1 specialist nga Bashkia Vorë, 10 banorë të zonës.
-Mbetjet u dërguan në Landfillin e Sharrës nga Bashkia Krujë.
Faleminderit!
-Prefektit të Durrësit, Roland Nasto, për organizimin e disiplinuar.
-Drejtorit të Pastrimit Rolland Daja, Bashkia Krujë.
-N/Drejtorit të Pastrimit Soren Dedja, Bashkia Durrës, që suporton transportin e plastikës së shkollave drejt Ame-Ambient falas ditë pas dite për ndërtimin e koshave të munguar për komunitetin e lumit.
-Faleminderit kompanive private shqiptare që suportuan një pjesë të aksionit.
Mirënjohje vullnetarëve tanë, nxënësve dhe mësuesve të shkollave 9-vjeçare, si dhe vullnetarëve tanë, kryesisht studentëve e gjimnazistëve, që sot bashkuan energjinë për një lumë më të pastër e të gjelbëruar.
Së bashku po pastrojmë, po edukojmë dhe transformojmë, të ndryshojmë historinë e lumit më ndotur në Evropë nga plastika, Ishmit,
të mbrojmë Kepin e Rodonit, dhe detin Adriatik, të ardhmen e shëndetit të Fëmijëve!
*Pastro lokalisht, festo globalisht.*🙌💙🌊🇦🇱♻️🌱🌳🌍
.
.
.
📸 @merlihafizi
Aksioni pastrimit do të kryhet nga #RiverCleanupAlbania, datë 27 Mars 2022, e Djelë në Lumin Zezë, degë e Ishmit, ora 10.00-12.00. Nisja do të bëhet në 9.00 nga stacioni i trenit, Durrës dhe Universiteti Logos, Tiranë në 9.15, për të vijuar në vendndodhje në orarin: 10.00-12.00.
Mbjellja e pemëve do të koordinohet me Agjencia e Zonave të Mbrojtura Durrës, transporti mbetjeve do të koordinohetme Bashkinë Krujë. Pasticeri Cialda, Durrës do të sigurojë fidanët..
Ju ftojmë të rregjistroheni duke shkruajtur emër mbiemër dhe a keni doreza të River-Cleanup.org. dhe nëse do të niseni nga Durrësi apo Tirana.
Ju lutem vishni këpucë të forta, mos prekni sende shpuese, sepse toka ka materiale të rrezikshme, por edhe të sinjalizoni menaxherin e terrenit nëse gjeni të tilla materiale të rrezikshme! Merrni shishe uji me vete!
Vullnetarëve u sigurohet ujë me shishe të mëdha për të evituar plastikën, një pije dhe sanduiç dhe muzikë.
Së bashku, ne po pastrojmë, edukojmë dhe transformojmë!
Instruksione për rregjistrimin
Për tu rregjistruar plotësoni të dhënat në adresën
https://www.river-cleanup.org/sq/node/19101
First Name (Emri)
Last Name (Mbiemri)
Adresa email
Number of Adults (Nr të Rriturve që do të marrin pjesë)
Number of Children(Nr Fëmijëve që do të marrin pjesë me ju)
Groupname (Detajet individ/grupi)
Nisja/ profesioni,student, nxënës/ institucioni i punës, universiteti, shkolla/me, pa doreza
Për shembull: Nisja nga Durrësi/Student/UAMD/me doreza
Në pamundësi ju mund të konfirmoni pjesmarrjen në grupin whatsup
Emri/Mbiemri/ Nisja/ Profesioni,student, nxënës/ Institucioni i punës, Universiteti, Shkolla/me, pa doreza

River Cleanup in action
Share your experiences