Ishem

Tirana River-Perroi I Metilkes

Jan 20, 2022 , 10:00 - 12:00
Tujan, Albania
Laura Gjyli
lauragjyli@gmail.com
2022-04_IMG_20220123_144255_233.jpg

Aksioni 30-të. Sipas vullnetarit të #RiverCleanupAlbania, Fation Plakut, me datë 20 Janar 2022, ora 10.00 -12.00, u zhvillua një tjetër aksion pastrimi përgjatë Ishmit, lumit më të ndotur në Shqipëri dhe Evropë, degë e të cilit është edhe lumi i Tiranës bashkë me përrenjtë që derdhen në të.

Rezultati: 1,200 kg (150 thasë) me punën e 10 vullnetarëve.

"Pastrojmë Shtëpinë tonë! 🌊🇦🇱
Sot pastruam Prroin e Metilkës ose të Linzës, prrua që derdhet në lumin e Tiranës dhe tek Shkallët e Tujanit. Ishte një trishtim i madh shëmtimi i asaj perle nga mbeturinat e gjithë farë llojshme....
Në zemër të pikës turistike që ka Tirana-Malin e Dajtit ishte një panorama që dëshpëron çdo optimist. Është urgjente pajisja me kosha plehrash në çdo grup banesash qoftë dhe nëpër banesat, ku si në Korçën tonë ose Greqi, Maqedoni, Itali e kudo Bashkia kalon me një kalendar të caktuar dhe mbledh mbeturinat e çdo banese. Sot një falënderim special i shkon dy punonjësve model, modeste e super punëtorë të Bashkisë- Lavdies dhe Pëllumbit si dhe MEGATEK që ofroi thasë, doreza, maska.
Shqipëria, Shtëpia jonë nuk pastrohet me një aksion vullnetar sporadik, ajo në radhë të parë nuk duhet bërë pis, shqiptarët që fëmijë duhet të mësohen që në shkolla e kudo me higjenën dhe vullnetarizmin.. Bashkitë dhe shteti duhet të administrojnë realisht territorin me vepra jo me fjalë..
Zoti na ka dhuruar Diell e bukuri pa hesap.. ne duhet t'i meritojmë." -e mbyll fjalën aplinisti artist i thesareve shqiptare, Fation Plaku. 🙌💙🌊🗻🇦🇱

Na mbetet të mobilizohemi seriozisht për një pastrim të qëndrueshëm, duke vijuar me riciklimin♻️ e sendeve plastike (si shishe plastike uji-pijesh, tapat e tyre plastike, kontenierët e detergjentëve, kontenierët kozmetikë, si shampo etj, me vlerë në treg) nga shtëpitë e nxënësve drejt shkollave🏫🏫🏫 të bashkive Durrës, Krujë, Kurbin, Vorë, Kamzë, Tiranë, në bashkëpunim me kompanitë e riciklimit♻️, ato të gjelbra💚 dhe qeverinë;
të ndërtojmë nga fëmijët ato koshat e munguar në zonat informale, pasi këtej nga përrejtë e degët e lumit, fillojnë rrugën mbetjet e grykëderdhjes së Ishmit!

Së bashku ne pastrojmë, edukojmë dhe transformojmë!

Share this action
Jan 20, 2022, 10:00 - 12:00
Tujan, Albania
Laura Gjyli
lauragjyli@gmail.com
Cleanup
Private cleanup

River Cleanup in action

Share your action photos here and inspire others to take action too!